Transmetuar më 08-03-2018, 21:46

Ky opsion përflitet prej kohësh se mund të bëhet aktiv në Facebook, por kritikat e shumta kanë bërë që mos të merret kurrë një vendim, të paktën deri tani.

Bëhet fjalë për opsionin e shumëpërfolur “downvote”, apo të kundërtin e “like”, ose pëlqej në shqip.

Raportohet se tashmë Facebook po kryen testime lidhur me këtë buton që mund të jetë aktiv në të ardhmen.

Butoni “downvote” është duke u provuar nga një numër i vogël përdoruesish në SHBA.

Edhe pse ka pasur mbështetje, ajo që mund të thuhet është se pjejsa dërrmuese e përdoruesve janë shprehur kundër deri tani./a.m./noa.al