Transmetuar më 08-03-2018, 21:17

Arsenali duket se është me një këmbë në çerekfinalet e Europa League, pas fitores 0-2 në “San Siro” kundër Milanit, në sfidën që është cilësuar si një finale e parakohshme në këtë kompeticion.Kjo ishte humbja e parë e Milanit në 2018-ën në të gjitha kompeticionet ku luan.

Henrikh Mkhitaryan në minutën e 15-të, dhe mesfushori tjetër, Aaron Ramsey në fund të pjesës së parë, realizoi për “Topçinjtë” për rezultatin përfundimtar 2-0.

Kjo është një goditje e madhe për Milanin, pasi për të arritur kualifikimin në çerekfinale, në “Emirates” në ndeshjen e kthimit duhet të shënojnë 3 gola më shumë se “Topçinjtë”.

Sfida e kthimit zhvillohet javën e ardhshme./a.m./noa.al/