Transmetuar më 08-03-2018, 20:47

Maureen Fleming, një financiere dhe nënë e tre fëmijëve, fitoi Powerball-in e saj të dytë në shtatë vjet. Shuma e fituar ishte 50,000 dollarë, ndërsa herën e kaluar në 2011 ajo kapi shifrën e 10,000 dollarëve.

Banorja e Marylandit ndaloi për benzinë dhe një filxhan kafe, ndërsa bleu një biletë të shpejtë 4 dollarë për turneun 10 shkurtit. Ajo kontrolloi disa ditë më vonë për të parë nëse kishte fituar.

"Kur po e shihja, kuptova se kisha fituar diçka sepse kisha katër numra dhe Powerball", tha ajo. "Fillimisht mendova se sapo kisha fituar 500 dollarë."

Ajo e skanoi biletën e saj duke marrë akullore me djalin e saj më të vogël dhe i kërkuan të shkonte direkt në selinë e Lotarisë për të marrë çmimin e saj.

Fleming tha se nuk ka plane për lekët e fituara, por ajo mund të programojë një udhëtim në Haëaii.

"Shpresoj që herën tjetër të jem këtu dhe të fitoj Jackpot-in e madh të Powerball me vlerë miliona dollarë", tha ajo.

52-vjeçarja ëndërron të blejë një shtëpi me një çmim prej 184 milionë dollarë./m.sh/noa.al/