Transmetuar më 07-03-2018, 22:44

Juventus dhe Mançester City janë dy skuadrat e rradhës që shkojnë në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Italianët e Juventusit u kualifikuan falë fitores më përmbysje në Londër përballë Totenhemit, me rezultat 1 – 2.

Ndërsa në sfidën tjetër anglezët e Mançester Citit edhe pse humbën në shtëpi përballë zviceranëve të Bazelit sërish prenë një biletë për çerekfinale falë fitores ndeshjen e parë me rezultatin 0 – 5.

Tottenhami kaloi në avantazh ndaj Juventusit, me anë të Son, por italianët kthyen rezultatin pjesën e dytë falë golave të Higuain dhe Dibala.

Manchester City, edhe pse shënoi i pari ndaj Bazelit, nuk ka mundur të ruajë avantazhin, duke pësuar 2 gola./m.sh/noa.al/