Transmetuar më 06-03-2018, 23:20

Nga Ylli Manjani

Alternativa….

Me thënë të drejtën, është e pafalshme për Opozitën, që nuk ka kandidatë për kryetar të bashkive!

Pas një viti do hyjmë në zgjedhje vendore dhe vetëm këta që janë në detyrë njeh publiku! Asnjë sfidant, ide apo ekip tjetër!

Puna është se nuk mjafton vetëm të kritikosh! Duhet alternativë, zgjidhje!

E njëjta gjë edhe për qeverinë!

Duhet të jenë në xhiro kandidatë dhe ekipe që artikulojnë ide, alternativa. Jo vetëm kritika dhe protesta…

Nuk e kuptoj hiç!

Hapësira për të konkuruar me këto që janë është shumë e madhe, sepse gropa që kanë hapur është shumë e madhe.

Ata kur qeverisin e bejnë keq! Më së shumti nuk qeverisin. Prodhojnë vetëm skandale dhe propagandë.

Dikush duhet të prezantojë një plan qeverisës pa drogë, me ekonomi të ligjshme e shtet të drejtë.

Nuk mjafton më oponenca! Nuk mjafton!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al