Transmetuar më 06-03-2018, 22:02

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi duke folur për ndotjen që sjellin makinat tha edhe cilat automjete do të ndalohen të futën në vendin tonë.

Klosi tha se makinat më të vjetra se 10 vite nga data e prodhimit nuk do lejohen të hyjnë në Shqipëri.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24, ministri tha se ndalimi i importit për makinat që janë të prodhuara para vitit 2009 bëhet për të uluar nivelin e ndotjes që shkaktojnë këto mjete.

“Do ndalojmë importimin e makinave që janë më të vjetra se 10 vite nga data e prodhimit", – tha z.Klosi.

"Makinat e prodhuara para vitit 2009 nuk do lejohen të hyjnë në Shqipëri, – konfirmoi ai dhe dha shpjegimin përkatës.

"Kjo bëhet për pastrimin e ajrit dhe reduktimin e ajrit të ndotur. Një makinë e vjetër harxhon 4 herë më shumë se një makinë e re dhe kjo nuk është në favor të qytetarve, përveç faktit që ndotin dhe ambientin”- tha ministri Klosi.