Transmetuar më 06-03-2018, 21:26

Sebastian Vettel dhe Ferrarii tij ishin më të shpejtët në provat e zhvilluara para nisjes së botërorit të Formula 1 në Montmelo të Barcelonës.

Ai regjistroi xhiron më të shpejtë në pistë, 1 minutë, 20 sekonda dhe 396 të mijëtat, me goma të mesme.

Me vetëm dy të dhjetat më shumë, por me gomat e buta, pilotin e “kokëkuqes” e ka ndjekur finlandezi i Mercedesit, Bottas, e në vendin e tretë pason Verstappen me Red Bullin e tij.

Kampioni i botës në fuqi, britaniku Lewis Hamilton ka regjistruar vetëm kohën e katërt më të mirë, por jo me njëvendëshen e tij, këtë radhë duke u alternuar me kolegun finlandez Bottas.

Surpriza e kësaj dite testimesh ka qenë vendi i pestë i kapur nga Gasly, me Toro Rosso. Vettel me paraqitjen e tij i jep një mesazh të qartë rivalit Hamilton./a.m./noa.al