Transmetuar më 06-03-2018, 20:05

Sonte, në orën 20:45 do të luhet ndeshje e kthimit me PSG-së dhe Realit të Madridit, e vlefshme për Uefa Champions League.

Dy ekipet do të tentojnë kalimin për në fazën tjetër, me madrilenët që vijnë të avantazhuar falë fitores 3-1 në Santiago Bernabeu.

Një takim që pritet të ndezë atmosferën në shkallët e stadiumit, ku skuadrat do të hedhin në fushë lojtarët më të mië.

Për fat të keq, do të mungojë një prej pikave më të forta të sulmit të francezëve, Neymar.

Vendasit pritet të rreshtohen me formacionin 4-3-3, me Areola në portë, ndërsa në mbrojtje Alves, Silva, Marquinhos dhe Kurzaëa.

Në mesfushë Emeri ka hedhur treshen, Rabiot-Motta-Verrati, ndërsa në sulmi do ti besohet Mbappe-Cavani-Di Maria, me këtë të fundit që zëvendëson Neymarin e dëmtuar.

Nga ana tjetër, tekniku Zidane përgjigjet me një 4-4-2 të pastër. I përhershmi Navas do mbrojë portën e realit, ndërsa përpara tij vendosen Marcelo në të majtë, në qendër Ramos dhe Varane, ndërsa në të djathtë rikthehet Dani Carvajal.

Mefusha është e blinduar me Asensio-Kovaccicc-Casemiro-Vazquez, teksa në sulm Cristiano Ronalo dhe Benzema.

Trajneri i 12 herë kampionëve të Europës ka vendosur që të mos e përfshijë në formacionin titullar uellsianin, Bale. /k.k/noa.al/