Transmetuar më 06-03-2018, 18:32

Vetëm pak ditë më parë, në zonën më të frekuentuar të ish-Bllokut në Tiranë, u prezantua modeli më i ri nga Jaguar, E-Pace, nga Mektrin Motors!

Në këtë event të organizuar nga Landmark Communications, aktivitete si street fashion party, muzikë live, koktejle, shfaqje akrobatike dhe lojëra, surprizuan të ftuarit dhe jo vetëm.

Një festë ku gjithçka filloi në orët e para të paradites dhe përfundoi me një mbrëmje ku të ftuarit u njohën me cilësitë e jashtëzakonshme të kësaj kryevepre të automobilistikës.

Supriza të këndshme u përcollën edhe nga muzikantët, DJ dhe pasarela e të bukurave të modës.

Jaguar E- Pace, e gjeni në Shqipëri si ekskluzivitet i Mektrin Motors