Transmetuar më 06-03-2018, 16:48

Vdekja e ti e parakohshme ishte një tronditje e madhe për futbolli, veçanërisht për atë italian.

Ndarja nga jeta e futbollistit Davide Astori, u pasua me deklarata të shumta sa i përket vdekjes së tij.

Madje pati aludime të cilat pohonin se do të fillojnë hetimet për vrasje të qëllimshme të 31-vjeçarit.

Por sot është zbuluar e vërteta, dhe rezultatet e autopsisë kanë vërtetuar se shkaku i vdekjes së mbrojtësit të Fiorentinës ka qenë ataku kardiak.

Kapiteni i skuadrës vjollcë, humbi jetën në një hotel, dy orë para se skuadra e tij të përballej në kampionat me Udinezen. /k.k/noa.al/