Transmetuar më 06-03-2018, 15:33

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta vijojnë ndikimin e tyre në territorin shqiptar duke gjeneruar shira të përkohshëm.

Edhe pjesa e dytë e ditës vijon në të njëjtat kushte të motit deri vonë në mbrëmje kur shirat intensifikohen në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit pësojnë rënie me 1 – 2°C në orët e para të ditës por një rritje të lehtë do të shënojnë vlerat termike të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 2 ballë.

Europa

Vranësira dhe reshje shiu e dëbore përfshijnë pjesën më të madhe të Europës. Më problematike situata paraqitet në gadishullin Iberik dhe Ballkanin Perëndimor ku shirat do të jenë deri intensivë.

Ndërsa vranësira të shpeshta dhe kthjellime të përkohshme dominojnë motin në Veri dhe Verilindje të Europës./b.l/noa.al/