Transmetuar më 05-03-2018, 17:04

Dy ditë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Fier ku gjatë tentativës për grabtijen e një pike këmbimi valuator u vra 54-vjeçari Agur Vrenozi, ka folur për mediat vajza e viktimës.

Denisa Vrenozi shpreh krenarinë për babain e saj që dha jetën për të ndihmuar miqtë.

Ndërkohë, ajo i kërkon drejtësisë të veprojë deri në fund.

“Vlerësoj altruzimin e tij. Babai im dha jetën për miqtë e tij. Duam që drejtësia të shkojë deri në fund”, deklaroi vajza e Avur Vrenozit, Denisa.

Babai i saj humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri dy ditë më pare. Ai ndërhyri për t’i ardhur në ndihmë pronarit të pikës së këmbimit valuator por u qëllua me plumb në kokë.

Ajo ka komentuar edhe deklaratat e autorëve të cilët shprehën pendesë në sallën e gjyqit.

"Nuk mund të shfaqin pendesë ata që e vranë me gjakftohtësi. Besoj drejtësia do japë dënimin e merituar për autorët". 

Vajza e Agurit tregon më tej se babai i saj jepte edhe jetën për miqtë, siç edhe ndodhi.

"Veprimi i babait tim tregon se çfarë njeriu ishte. Nuk gjej fjalë të përshkruaj dhimbjen tonë. Babai sakrifikonte gjithçka për ne e të tjerët. Babai ndoqi instiktin e tij, se mendoi gjatë", shprehet Denisa Vrenozi. 

/a.m./noa.al/