Transmetuar më 05-03-2018, 15:10

Orët e para të ditës mbeten me vranësira e shira të dobët por mesdita intensifikon shirat në Veri dhe Qendër ndërsa pasditja fuqizon shirat edhe në zonat Jugore.

Duke iu afruar mbrëmjes, shirat pakësohen në Jug dhe pjesërisht në Qendër ndërkohë që zonat Veriore mbeten me shira të dobët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por mbeten thuajse konstante në mesditë ndërsa ekstremumet luhaten nga 3 në 20°C.

Era do të vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det dallgëzimi mbetet 3 ballë.

Europa

Vranësira dhe shira të dendur dominojnë të gjithë Europën Jugore dhe kryesisht pellgun Mesdhetar.

Po ashtu, reshje të pakta shiu e dëborë do të ketë në Veriperëndim të Europës dhe pjesërisht në zonat Qendrore të saj.

Por në pjesën më të madhe të Europës dominojnë vranësira të dendura me intervale të shkurtra kthjellimesh./b.l/noa.al/