Transmetuar më 05-03-2018, 11:02

E ardhmja e Wenger në krye të “topçinjve” po bëhet gjithnjë e më e pamundur, pas një ecurie të keqe, që e ka lënë klubin në rrezik për të humbur kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e dytë të njëpasnjëshëm.

Siç shkruan “DailyMail”, trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, është kandidati kryesor për të zëvendësuar Arsene Wenger si trajner i Arsenalit, në fund të sezonit.

Francezi mbetet i vendosur për ta kthyer situatën, por Low kryeson listën e opsioneve për të marrë në dorë drejtimin e Arsenalit nga Wenger, në verë.

Megjithatë, drejtuesve të klubit nga “Emirattes” do t’u duhet të negociojnë një strategji komplekse me Federatën Gjermane të Futbollit./b.l/noa.al/