Transmetuar më 04-03-2018, 16:48

Duke filluar nga ky vit, qytetarët shqiptarë që duan të shkojnë në këtë shtet me avion, do të ketë linjë direkte.

Bëhet fjalë për Izraeli, ndërsa lajmin e ka bërë publik kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Për herë të parë këtë vit do të kemi një fluturim të drejtpërdrejtë nga Izraeli në Shqipëri gjatë periudhës së verës.

Dua që ajo çka njëherë e një kohë përkufizohej si toka e dytë e hebrejvë, të bëhet shtëpia e dytë për pushime, kështu që jeni mjaft të mirëpritur në Shqipëri", tha kreu i qeverisë.

Deklarata u bë nga Uashingtoni, ku kryeministri Rama foli në Konferencën Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike. /k.k/noa.al/