Transmetuar më 03-03-2018, 15:51

Tiranë, NOA.al- Vranësira dhe shira të dobët dominojnë pjesën më të madhe të vendit ndërsa më të konsiderueshëm shirat paraqiten në zonat Qendrore.

Pasditja por kryesisht mbrëmja përmirësojnë kushtet e motit duke sjellë edhe kthjellime të shpeshta në territor.

Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy ekstremumet termike ditore duke luhatur ekstremumet termike nga 0 në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.

Europa

Europa Jugperëndimore dhe mesdheu mbeten me vranësira dhe reshje të dendura shiu. Po ashtu, vranësira të shpeshta por reshje të pakta shiu do të ketë Europa Veriperëndimore dhe pjesërisht gadishulli Ballkanik.

Ndersa Europa Veriore dhe pjesërisht Qendra e kontinentit vijojnë me kthjellime të shpeshta dhe alternime vranësirash./a.k/noa.al/