Nga Artan Fuga
Dallandyshe nuk ka më rrëzë ballkoneve tona. Në hollet e banesave, mjedise krejt private, janë vendosur këto.
Kam shqetësime urbane në Tiranë:
parkingu më merret arbitrarisht, duhet të luftoj ta rikthej, rruga më zihet me beton e dhera, duhet të luftoj ta rihap, ndërtesa që rrënohen më rrezikojnë jetën, duhet të luftoj ta mbroj atë, rruga shtrohet keq dhe pellgjet e ujit më fusin ujë të qelbur në këpucët e shqyera, duhet të vendos gurë që të kërcej mbi ta si pehlivan,shkallët e jashtme të pallatit kanë pllakat e thyera ku thyhen kokën, të vjetrit e pallatit dalin nga shkallët e jashtme nuk kanë një parmak ku të mbahen, më duhet t’u bëhem shkop që të mos thyejnë qafën,duhet të kujdesem për pompën e ujit dhe të ngre ujin e pishëm në krahë.
Hajde merru me filozofi të kam rixha!
Dhe tani Big Brother-i.
Si një penis i varur në tavan.
Nuk gënjej unë për asgjë, i kam të gjitha me foto dhe video.
Më dhunon madje përdhunon sa herë dal nga dera e apartamentit tim.
Nesër do ta trajtoj, kuptohet nëse ka interes.
Do të mas numrin e like-ve