Transmetuar më 02-03-2018, 08:09

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar projektin e Arkivit Qendror të Shtetit.

“Mirëmëngjes dhe me projektin domethënës të vendruajtjeve të reja të Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë, ndërtimi i të cilit nis në Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, si një prej përparësive të tij ju uroj një 2 Mars të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Ai thotë se kujtesa e kombit tonë kaloi përmes një 25-vjeçari shkatërrues dhe shton se është bërë çmos që ta ndalohet hemorragjia e shkatërrimit dhe të çelet një fazë të re, në çdo aspekt.

“Me këtë projekt do të ruajmë dokumentet e paraardhësve të secilit prej nesh brenda standardeve ndërkombëtare arkivore, për herë të parë në historinë e vendit tonë

Siç thonë dhe arkivistët. Arkivat frymëzojnë”, thotë më tej Edi Rama.

Në videon më poshtë shihni pamje nga projekti dhe detaje rreth tij. /a.y/noa.al