Transmetuar më 01-03-2018, 14:47

Ky është horoskopi për ditën e premte, 2 mars 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Bëhuni gati për të jetuar një të premte shumë të ngjeshur me aktivitete, duke e bërë të vështirë për ju që të gjeni kohë për partnerin/en dhe familjen tuaj. Por nëse doni, do të keni sukses! Beqarët do të jetojnë një ditë të qetë, duke pritur të lëshohen në fundjavë. Zgjidheni imagjinatën tuaj! Zvogëloni impulsivitetin dhe agresionin me kolegët, vetëm me sjelljet e duhura ju do të merrni atë që dëshironi.

Demi

Nuk do të dëmtoheshit nëse do të lironit ndjenjat, ngurtësia juaj nuk mund të vlerësohej nga personi juaj i zemrës. Trajtojeni veten me një pushim relaksues. Ata që janë vetëm në vend të kësaj do të ndiejnë dëshirën për të jetuar histori të reja. Në ambjentin e punës me ambicjen tuaj do t’i shkoni në fund një gjëje të paqartë dhe haptazi do kërkoni shpjegime.

Binjakët

Ata që janë afër jush vuajnë shumë nga disponimi juaj: përpiquni të jeni optimist dhe të qartë me partnerin/en tënd. Nëse ju duhet të ndryshoni drejtimin  e marrëdhënies suaj, mendoni për këtë. Beqarët do të duhet të jenë të ndershëm në lidhje me ndjenjat që ata kanë për një person shumë të afërt. Duke pasur parasysh bashkëpunimet e reja që do t'ju lejojnë të zgjeroni horizontet tuaja, kini kujdes me investimet.

Gaforrja

Ndani planet tuaja të ardhshme me të dashurin/ën tuaj. Fshijini pasiguritë dhe hapni zemrën tuaj tek gëzimet e dashurisë. Erosi ju dërgon në qiellin e shtatë! Beqarët nuk do të humbasin shansin për të treguar bukurinë e tyre për të bërë për vete personin që pëlqejnë. Konsolidoni një pozicion të ri në punë përpara se të filloni me projektet e reja. Suksesi është i sigurt!

Luani

Mos shikoni një çështje sentimentale që nuk ju përshtatet. Hapni veten në dialog dhe sqaroni qëndrimin tuaj. E premtja pritet të jetë plot surpriza për zemrat e vetmuara, njohjet e reja do t'i bëjnë ata të përjetojnë momente dhe emocione intensive. Sot do të keni shumë mundësi për të vazhduar në rrugën tuaj të karrierës. Planetët mbështesin nismat tuaja.

Virgjëresha

Sot do të jetë një ditë e mrekullueshme për çështjet sentimentale, marrëveshja me të dashurin/ën do të përmirësohet krahasuar me ditët e fundit dhe do të jeni më të qetë. Ata që janë vetëm do të përpiqen të lënë pas dështimet dhe do të fillojnë aventura të reja. Merrni meritat që janë për shkakun tuaj, por mos e teproni me kërkesat. Zgjidhni një problem pune që ju intereson.

Peshorja

Pavarësisht angazhimeve që absorboni kaq shumë energji, mos harroni t’i kushtoni pak kohë edhe atyre që janë pranë jush. Një mendim, një fjalë e mirë bën dallimin. Për beqarët është koha për lajme të mëdha, zemra do të rrah fort për dikë që ju pëlqen vërtet! Kur merreni me kolegët dhe eprorët, moderoni fjalët dhe jini diplomatikë për të mos tërhequr pa dijeni armiq.

Akrepi

Jeta në çift mjaft e mirë, sigurohuni që askush të mos ndërhyjë në sferën tuaj private dhe të hapni vetveten më shumë për perspektivat e reja me partnerin/en. Mbrëmje romantike për zemrat e vetmuara, një darkë me një person do t'ju bëjë të kaloni orë të lumtura. Të mbrojtur nga yjet do të ecni drejt një periudhe të frytshme në sferën profesionale.

Shigjetari

Nëse jeni në çift për fat, është një kohë e mirë për të filluar planifikimin e një të ardhmeje plot premtime. Ju gjithashtu do të zgjidhni një çështje familjare në mënyrën më të mirë. Beqarët mund të jetojnë aventura të reja, por disa Shigjetar do të gjejnë edhe dashurinë! Me Marsin në shenjë do të ndiheni pak të shqetësuar, ndoshta ka shumë gjëra për të menduar, por do të keni sukses.

Bricjapi

Hëna në shenjën tuaj ju bën të rrezikoni në marrjen e vendimeve drastike në dashuri. Disa Bricjap mund t'iu japin ultimatum disa situatave të paqëndrueshme. Nëse jeni vetëm, do të jesh në ankth për të bërë njohje të reja, por pa rrezikuar shumë. Mbroni interesat tuaja dhe qëndroni të sigurt. Shmangni investimet e rrezikshme, në momentin që ata nuk janë për ju.

Ujori

Dashuria sot sigurisht që nuk do të jetë në krye të mendimeve tuaja, por qasjet që do të përjetoni këto ditë do t'ju ndihmojnë të njihni më mirë njëri-tjetrin nëse jeni në çift. Duhet të jeni më pak xheloz. Beqarët do të jetojnë aventura magjike, kjo fundjavë premton shumë. Situata e punës në të cilën jetoni ju nxit të përmirësoni dhe të gjeni një drejtim më të qëndrueshëm për projektet tuaja.

Peshqit

Pavarësisht gjithçkaje, dashuria ju sjell shumë gëzim! Me partnerin/en, marrëveshja është e përsosur dhe ju do të bashkoheni nga dëshira për të planifikuar së bashku një të ardhme. Beqarët në vend të kësaj do të projektohen drejt flirteve të reja, për t'i jetuar në liri të plotë. Mundësitë e shkëlqyeshme janë parashikuar për ju, propozime dhe bashkëpunime të reja pune po vijnë./b.l/noa.al/