Transmetuar më 28-02-2018, 18:08

Prej ditësh thuajse e gjithë Europa është përballur me një mot të acartë dhe temperatura disa gradë nën zero.

Edhe vendi ynë është përfshirë nga dimri i vonuar në fund të shkurtit, ku në të gjithë territorin ka pasur edhe reshje dëbore.

Por kjo situatë i ka kushtuar jetën të paktën 24 personave.

Vetëm në Poloni raportohen për 9 viktima, 4 në Francë, 5 në Lituani, 3 në Republikën Çeke, 2 në Rumani dhe 1 në Itali.

Jo pa të drejtë mediat në Britani e kanë “Bisha nga Lindja”, sistemi i stuhive dimërore solli erëra të forta, reshje të dendura dëbore dhe ngrica në rrugë. /k.k/noa.al/