Transmetuar më 28-02-2018, 16:59

Ky është horoskopi për ditën e enjte,1 mars 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Mos jini shumë të ashpër me të dashurin/ën tuaj, ju rrezikoni ta izoloni atë. Megjithatë, gjithçka do të jetë kalimtare dhe shumë shenja pritet të përjetojnë emocione të forta.  Beqarët do të jetojnë një ditë të mbushur me surpriza, menjëherë pas një pritjeje të gjatë! Të enjten, ambiciet tuaja në punë rriten dhe kështu kërkimi për afirmimin personal hapet për qëllime të reja.

Demi

Sot do të jetë një ditë e jashtëzakonshme për të përjetuar momente të këndshme me partnerin/en tuaj. Zemrat e vetmuara do të jenë të gatshme të bien në dashuri, edhe nëse duhet të distancohen nga një person. Propozimet e reja të punës që vijnë së shpejti, do t’ju vënë në lëvizje. Ata që duan aventura të reja profesionale do të jenë plotësisht të kënaqur.

Binjakët

Nëse jeni çift ju duhet të mbuloni të metat tuaja lidhur me partnerin/en që ju tregojnë më pak të pranishëm dhe më pak pretencioz. Mundohuni të kuptoni nevojat e të dashurve tuaj. Takime intriguese për beqarët, është koha e përkryer për njohje të reja! Periudhë e shkëlqyer për të bërë aleanca dhe marrëveshje të reja. Ju gjithashtu do të keni mundësi të mira për të bërë investime.

Gaforrja

Mos kini frikë të gjykoheni nga partneri/ja dhe gjithashtu besojini sekretet tuaja më të thella. Do të ndiheni më të lehtë dhe do të lëshoni energjitë që keni. Venusi i kujton beqarët të lëvizin me shkathtësi në mënyrë që të mos humbasin raste të rëndësishme. Mos u shqetësoni edhe nëse ka vendime të rëndësishme për t'u marrë, përkundrazi përqendrohuni te diplomacia.

Luani

Ju do të keni çdo mundësi për të ndryshuar një situatë sentimentale dhe ta ktheni atë në favorin tuaj. Aleanca Venus dhe Mërkur favorizojnë dialogun paqësor. Një ditë plot surpriza edhe për beqarët, ju mund të përforconi një miqësi të re dhe të jetoni një flirt. Mundësitë e papritura për rritje profesionale do të krijohen nga Urani. Një periudhë shumë me fat për biznesin ju pret.

Virgjëresha

Do të jetë një e enjte e mbushur me keqkuptime dhe divergjenca, por në bazën e çdo gjëje do të dominojë një eros i madh. Dhe kjo do t'ju bëjë të harroni të gjitha paqartësitë! Beqarët do të ndjehen shumë të dëshiruar, së shpejti do të kenë njohje të reja që do t’i japin emocione unike! Në punë, lini hapësirën e duhur për gjykimin e kolegëve tuaj. Vendosni rendin në disa situata urgjente.

Peshorja

Peshorja do të ndahet midis tërheqjes dhe diskutimit me të dashurin/ën. Por favorizimi i planetëve njofton zgjidhje të shpejta! Sot Venusi u jep bisedave intriguese edhe beqarëve për takime pasionante me njerëz interesantë. Në punë mos e humbisni veten në rekrutime të padobishme dhe përpiquni që të transmetoni stabilitet dhe siguri te eprorët.

Akrepi

Nëse kthehesh nga një histori e mbaruar shumë shpejt do të gjesh veten të interesuar për një zjarr të ri. Mos kini frikë, një dritë e re është gati të rritet! Beqarët të cilët do të duan të ndryshojnë statusin duhet të lënë mënjanë thashethemet dhe të përqendrohen te takimet! Kohë e mirë për punën, karriera ju jep kënaqësi të mëdha sot.

Shigjetari

Ditë e qetë, gjithçka shkon mirë për çiftet. Çdokush që ka jetuar një histori të gjatë mund të ringjallë marrëdhënien dhe ta bëjë atë edhe më interesante me fjalët e duhura. Beqarët mund të kenë takime magjike dhe flirte emocionuese. Një periudhë e mbushur me novacione për punë, marrëdhëniet ndërpersonale përmirësohen dhe me Marsin në favor, shumë kënaqësi do vijnë.

Bricjapi

Korniza astrale paraqitet shumë e favorshme për ndjenjat, edhe nëse nuk do të ketë atraksione të jashtme te çiftet! Ata që janë vetëm mund të mos jenë të vetëdijshëm për një interes që ata kanë ndaj një fqinji. Ju jeni plot energji dhe keni të gjitha mundësitë për të nisur aktivitetet e reja. Mbani në mend uljet dhe ngritjet.

Ujori

Një kohë ndryshimesh për çiftet. Shumë do të kenë parasysh kurorëzimin e një projekti dashurie dhe do të kenë sukses. Zemrat e vetmuara mund të ndjehen gati të bien në dashuri, edhe nëse vijnë nga një zhgënjim. Ndryshimet që paraqiten në punë dhe profesioni për shumë të lindur të Ujorit, janë të dobishme për financat.

Peshqit

Surpriza të bukura dhe konsolidime parashikohen për lidhjet që kanë kaluar nëpër periudha të pasigurta. Kujdesuni për të dashurit tuaj dhe mbështetni nevojat e tyre. Beqarët do të synojnë të kultivojnë një miqësi të distancës që mund të zbulojë zhvillime të papritura. Favori i yjeve do t'ju lejojë të arrini qëllimet e dëshiruara në punë. Jepini hapësirë ambicieve tuaja, por pa e mbingarkuar atë./b.l/noa.al/