Transmetuar më 25-02-2018, 17:54

Nga Spartak Ngjela

Korrupsioni i lartë shqiptar në Tiranë, po kërkon bashkim kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ata duan që të ndryshojnë kushtetutën dhe të bllokojnë Reformën në Drejtësi.

Po mirë për bashkimin, se ai tani është bërë midis Ramës e Berishës, por ky "qëllimi" kundër Shteteve të Bashkuara, ky sigurisht që të kujton komedinë.

Po, Saliu dhe Rama do mundin Amerikën kur të gjitha provat e korrupsionit dhe të krimit ekonomik të tyre i ka Amerika?

Po ende nuk e ka marë vesh Ramë ziu se çfarë kërcënimi i ka bërë Brian Yee Berishës që e futi kokëulur në Parlament?

Në fakt më qesharaku është Rama se Saliu tani, pasi i përdori të gjitha armët kundër Reformës, po pret ndonjë ndihmë të behtë. Kurse Rama po bredh nga xhamia në xhami që t’i bëjë qejfin edhe Tipit në Stamboll, por edhe Beogradit edhe Moskës që në shekuj kanë paguar për një islam radikal në Shqipëri.

Edhe bashkimi, te Moska i ka sytë.

Po mirë, pafilleja që është dhe kryeministër, ende nuk e di që Reforma në Drejtësi në Shqipëri është prioritet amerikan sot në një prizëm global?

Po mirë, ky pafille që është dhe kryeministër, vërtet mendon se me Saliun do të ndryshojë kushtetutën amerikane në Shqipëri?

Po mirë, ende nuk e di ky pafille që në Parlamentin shqiptar, për një çështje që është e interesit amerikan, politika amerikane ka shumicën e votave?

Po pse, ky pafille që është dhe kryeministër, ende nuk e di që këtë shumicë parlamentare në interes të vet politik, politika amerikane e ka në 2/3 e shteteve të Botës?

Po mirë, ky pafille që është kryeministër, me gjithë mend mendon se sot ka antiamerikanizmin me votë në Parlamentin shqiptar?

Po mirë, a e ka menduar ndonjëherë ky kryeministër që shqiptarët në shumicë po presin likuidimin e tij, likuidimin e Berishës dhe likuidimin e Ilir Metës, si kupola aktive e korrupsionit shqiptar?

Për të gjitha këto, si ka mundësi të mendojnë se këta mund ta bllokojnë Reformën në Drejtësi, meqë kjo i kap këta vetë?

Nuk kanë asnjë mundësi; se e vetmja mundësi e pranueshme për ta është pritja me qetësi e përplasjes së tyre me ligjin anti korrupsion.

Ndëshkimi i korrupsionit është jetik për Shqipërinë dhe shqipëtarët, kurse ekzistenca dhe mosndëshkimi i korrupsionit është jetik për treshen e kupolës korruptive: atëherë, duhet që jeta e shqiptarëve të sakrifikohet për jetën korruptive në Shqipëri?

Ja, kjo po kërkohet sot në Shqipëri nga kupola treshe e korrupsionit.

Ne e dimë që pushteti është një pije dehëse, por na habit kjo pyetje:

Pse, kupolës korruptive shqiptare në Tiranë, ende nuk i ka dalë pija?

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al