Transmetuar më 21-02-2018, 13:00

Çdo minutë është në funksion për një kërkim të ri. Sipas Digi Times, Facebook së shpejti do të lançojë dy risi që deri më tani nuk i kishit parë. Bëhet fjalë për Aloha-n dhe Fiona-ën.

Po çfarë janë vallë këto dy risi? Aloha dhe Fiona do të jenë dy folëset dhe dëgjueset e zgjuara. Kjo risi pritet të lançohet në korrik të vitit 2018.

Sipas informacioneve të shpërndara në faqen Digi Times, Aloha dhe Fiona do të vijnë me ekranet e ndjeshme në prekje me diagonalet 15 inç dhe ofrojnë video dhe veçori të tjera të shumta të rrjeteve sociale.

Aloha pritet të jetë më i shtrenjtë dhe mund të shitet nën emrin Portal. Thuhet se do të vijë me tiparin e njohjes së zërit dhe fytyrës për të identifikuar përdoruesit dhe do të ketë një kamerë frontale me një lente me kënd të gjerë.

Facebook thuhet gjithashtu se ka bërë partneritet me Sony dhe Universal Music për të përfshirë një lloj funksioni muzikor në pajisje./b.l/noa.al/