Transmetuar më 19-02-2018, 09:59

Menstruacionet janë ende një tabu? Në një farë forme, po. Kjo pasi femrat ndjejnë gjithnjë siklet kur flasim për këtë çështje te mjeku gjinekolog.

Kështu sajti BuzzFeed, u ka kërkuar lexueseve të tij që të bëjnë pyetjet më të sikletshme, për të cilat është përgjigjur mjekja amerikane Mary Jane Minkin, docente e fakultetit të Mjekësisë në Yale University.

Pse gjaku është më i errët në fund të menstruacioneve?

Sipas doktoreshës Minkin, është një pyetje e shkëlqyer. Me sa duket një pjesë e gjakut, ka mbetur i ngjitur në mitër, thënë ndryshe është gjak i vjetër. Por nuk duhet të shqetësoheni pasi është diçka e zakonshme dhe nuk paraqet problem për shëndetin.

Pse aparati tretës ndryshon gjatë ciklit?

Ka një përgjigje shkencore lidhur me këtë fenomen. Mitra prodhon një substancë porstaglandinë gjatë menstruacioneve, e cila është përgjegjëse për dhimbjet gjatë ciklit. Disa femra vuajnë nga të vjellat, të tjera nga dhimbje barku dhe diarre. Gjithsesi në rast se situata bëhet e padurueshme, mund të trajtoheni me ilaçe.

Pse vajzat dhe gratë janë më emocionale gjatë atyre ditëve?

Nuk ka një shpjegim shkencor lidhur me këtë situatë. Por përkufizohet si sindromë pre-menstruale, e cila përmbledh urinë e pakontrolluar, ankthin, acarimin, frytjen e barkut dhe dhimbje gjoksi. Mes tyre, krijohet edhe ndjesi trishtimi.

Kush nuk ka pasur kurrë menstruacione, a mund të mbesë shtatzënë?

Jo, sepse është e paimagjinueshme të mendohet se nuk ka cikël, nëse ekziston mitra. Megjithatë ka sëmundje që i pengojnë femrat që të kenë cikël, dhe në atë rast nuk mund të mbetet shtatzënë.

A mund të mbahen tamponët më shumë se 4 orë, pa pësuar shok toksik?

Sindroma e shokut toksik është e rrezikshme, por mbajtja e tamponit për katër orë nuk përbën rrezik. Sigurisht që është më mirë që të ndërroheni shpesh për arsye higjiene, por alarmi ndodh nëse kalohen 11-12 orë, sidomos nëse ju zë gjumi, ku rreziku bëhet më i madh, shkruan noa.al.

A është normale që të dhembin buzët gjatë ciklit?

Bëhet fjalë për buzët e poshtme dhe jo atë të sipërme dhe kjo gjë është normale gjatë ciklit.

Kur vjen sërish cikli pas lindjes?

Për çdo grua është ndryshe, ndaj më konkretisht mund të përgjigjet gjinekologu që i ndjek. Një pjese u ndodh që t’iu rinis cikli pasi i heqin gjoksin foshnjës, të tjerave u duhen gjashtë muaj dhe të tjerave mund t’iu vijnë rregullisht. Por mbani parasysh se të mos paturit e ciklit nuk do të thotë se nuk jeni pjellore, përkundrazi pas një shtatzënie, pjelloria bëhet më e madhe, ashtu sikundër mundësia për të ngelur shtatzënë sërish. /a.y/noa.al