Transmetuar më 17-02-2018, 18:43

Të paktën 6 persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me arma zjarri në Kosovë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 16:30 në Drenas, pas një përleshjeje.

Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Drenasit.

Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore./a.k/noa.al/