Transmetuar më 17-02-2018, 13:21

Ai njihet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Pavarësisë së Kosovës, shtetit më të ri në rajon.

Dhe këtë e ka dëshmuar jo vetëm me përkrahjen e pashoq që i ka dhënë këtij vendi gjatë mandatit presidencial në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por përmes komunikatave publike ish-Presidenti Bill Clinton i ka mëshuar fort në kahjen pozitive ambicieve të Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Në këtë 10 vjetor të Pavarësisë së Kosovës, ai ka publikuar një video mesazh mjaft domethënës që e ka shpërndarë dje, në vigjilje të festimeve zyrtare.

Bill Clinton e nis rrëfimin e tij nga ngjarjet personale që ka përjetuar në Kosovë, tek stabiliteti dhe paqja në rajon, si edhe një urim special për të gjithë popullin e Kosovës, liderët udhëheqës së këtij vendi, etj.

Për më tepër, kjo video e tij i thotë të gjitha, ndaj mos e humbisni!