Transmetuar më 13-02-2018, 23:05

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Durrës.

Mësohet se një person është hedhur nga kati i 9-të i banesës së tij, i cili nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme dhe bëhet fjalë për një 35-vjeçar me iniciale F.K.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i mësipërm vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/