Transmetuar më 13-02-2018, 18:04

Dy shqitparë janë zbuluar teksa kanë tentuar të trafikonin një sasi droge, nga Roma në Londër.

Lënda narkotike, me peshë 75 kg, e ndarë në 5 pako, ishte përgatitur për të shkuar në destinacion përmes postës.

Pas kontrollit të kryer në agjencinë postare, si dhe duke analizuar pamjet e sekuestruara nga kamerat e e sigurisë në zonë, Policia e Romës ka mundur të identifikojë dy shqiptarët që kishin postuar  drogën.

Autoritetet e vendit fqinj thonë se në pranga kanë rënë shqiptarët me inicialet K.N dhe K.G, 29 dhe 37 vjeç.

Ndalimi i tyre u bë në momentin që ata po pyesnin nëse pakot kishin mbërritur në destinacionin e kërkuar. /k.k/noa.al/