Transmetuar më 13-02-2018, 14:42

Një kompani private ka rënë pre e grabitjes, gjatë natës mes të hënës dhe të martës.

Grabitja ka ndodhur në lagjen nr.17 të qytetit të Durrësit.

Mësohet se gjatë natës, kanë vjedhur me thyerje pikën e shitjes së pllakave të një kompanie private me administratore, 38-vjeçaren A.G., banuese në Durrës.

Mësohet se grabitësit kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Foto ilustruese