Transmetuar më 13-02-2018, 12:43

Shën Valentini festohet çdo vit në datën 14 shkurt. Është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo çokollatave.

Kjo festë nisi në trajtën e një legjende metropolitane rreth vitit 1820 nga shkrimtarët evangjelistë të Anglisë së kohës së Mbretëreshës Viktoria.

Shën Valentini njihet si shenjtori i dashurisë së shekullit të tretë, pasi siç rrëfehet, Klaudio, Perandori i atëhershëm i Romës, donte që të gjithë burrat të shërbenin në radhët e ushtrisë.

Ky urdhër u kundërshtua nga burrat, pasi ushtria do t’i mbante larg nga familjet e tyre. Si kundërpërgjigje, Perandori anuloi të gjitha kurorat martesore, apo fejesat e kohës.

Shën Valentini, në kundërshtim me urdhrin e rreptë martonte çiftet fshehurazi dhe kur ky skenar u zbulua, Shën Valentini u arrestua me burgim të përjetshëm.

Në burg, Valentini kishte rënë në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut dhe kur ishte dërguar për t’u pushkatuar më 14 shkurt, i kishte dërguar asaj një letër me nënshkrimin “nga Valentini yt”!

Më vonë, emri i Shën Valentinit kishte filluar të përdorej nga njerëzit për t’ia shprehur ndjenjat e dashurisë personit që e dashuronin./b.l/noa.al/