Ditën e sotme u zhvillua takimi i 12 i Këshillit të Stabilizim Asocimit ku u diskutua rekomandimet e OSBE-ODIHR për çështje të ndryshme që prekin vendin.
I pranishëm ishte dhe eurodeputeti Eduard Kukan ku bëri vërejtjet e tij për politikën shqiptare për çështjen e negociatave.
Sipas Kukan, Shqipëria është e vonuar dhe duhet të jetë më e unifikuar në qëndrimet e partive. Ai u bëri thirrje partive politiëke në Shqipëri që të lënë pas ndasitë dhe të bëhen bashkë për hapjen e negociatave.
"Në Shqipëri të gjitha partitë e duan hapjen e negociatave. Kjo është diçka e mirë për vendin, kjo kërkon punë më të madhe nga ana juaj, qëndrime më të unifikuar për të ardhmen për procesin e zgjerimit.
Ata që luftojnë për ju, mund të kenë argumentet të prekshme, shumë herë themi se shpresojmë për Shqipërinë, ju e meritoni, është me vonesë madje, duhet të kishit filluar me këto negociata.
Ju duhen persona të kualifikuar për ëtë bërë një ekip të fuqishëm të përgatitur. Është e domosdoshme për të qenë gati për të treguar se e meritoni", tha Kukan.