Transmetuar më 13-02-2018, 10:51

Thuajse çdo ditë policia raporton për raste të dhunës në familje, ku më i fundit vjen nga Lushnja.

Këtë të hënë është bërë arrestimi i 32-vjeçarit Johan Shala, banues në Bitaj të Lushnjes.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë një debati me fjalë për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht në banesën e tij, xhaxhanë, H.Shala, 63 vjeç.

Noa.al mëson se xhaxha e nip nuk kishin pasur më herët debate dhe probleme dhe gjithçka ka ndodhur për shkak të nxehjes së gjakrave në moment.

Por 63-vjeçari nuk e toleroi dhunën, duke denoncuar në polici djalin e vëllait, duke bërë që Johanii të arrestohet nën akuzën e veprës penale “Dhunë në familje”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese