Transmetuar më 13-02-2018, 10:10

Mbahet sot në Tiranë, dita e dytë e punimeve të sesionit të 12 të Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE.

Në fjalën e rastit deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, iu referua rekomandimet dhe vërejtjet e konstatuara në raportin e OSBE-ODHIR.

Sipas tij, rekomandimi prioritar i OSBE-ODIHR ka dalë shit-blerja e votës.

“Rekomandimi i dytë lidhet me presionin mbi zgjedhësit dhe se kemi përfshirje të krimit të organizuar në proceset zgjedhore. Votimi elektronik do të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR, por nëse reforma zgjedhore nuk ka konsensus nuk do të prodhojë asgjë”, deklaroi Bylykbashi.

Ai shtoi se 20% e votuesve kanë marrë para në këmbim të votës ndërsa punonjësit e administratës janë vënë nën presion.

Në këtë linjë tha se nga përgjigjet për çështjen “Tahiri” ka rezultuar se janë dhënë 5 milionë euro për shit-blerjen e votave.

“Krimi është përfshirë në zgjedhje. Ndaj duhet konsensus për reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore nuk duhet t'i ngjajë asaj në drejtësi”, deklaroi Bylykbashi. /a.y/noa.al