Transmetuar më 12-02-2018, 20:55

Është përmbyllur të shtunën në mbrëmje me një garë të fortë, me muzikë të bukur dhe me 5 netë shoë dhe spektakël festivali më prestigjioz në Itali, “Sanremo”.

Dueti mes shqiptarit Ermal Meta dhe Fabrizio Moro triumfoi pavarësisht kritikave për një plagjiaturë të mundshme.

Ata rrezikuan eliminimin, por kënga e tyre jo vetëm që nuk u eliminua por theu rekorde shikueshmërie.

Sot përmes emisionit “Rudina” në Tv Klan gjyshja e këngëtarit,  Hyrije Borova dhe mësuesja e tij e parë Margarita thanë nëpërmjetë një videomesazhi fjalë të ndjera për këngëtarin.

“Jam gjyshe shumë e lumtur që pas shumë peripecishë Ermali arriti në pikën më kulminante, fitoi “Sanremon”. I uroj suksese pa infinit, kështu ta ketë gjithë jetën”, tha gjyshja e këngëtarit.

Ndërkohë mësuesja tha se ka ndjekur me vëmendje festivalin dhe se ka ndjerë gëzim të madh kur mori lajmin se ishnxënësi i saj fitoi çmimin e parë.

“Gjithë këto netë kam ndjekur festivalin. Kam ndenjur deri orët e vona vetëm e vetëm që të dëgjoja Ermalin dhe kur mora vesh se zuri vend të parë ndjeva një gëzim të paparë në jetën time. Mu duk sikur fitoi jo nxënësi im por djali im. Ai ishte fëmijë i shkathët, shumë i rregullt dhe vinte gjithnjë i përgatitur. I uroj që siç fitoi “Sanremon”, të fitojë edhe çmimin e parë në Eurovision”, tha mësuesja e këngëtarit.