Transmetuar më 12-02-2018, 18:53

Me anë të një kontrolli të befasishëm, policia ka zbarkuar sot në banesën e vjehrrit të Klement Balilit, për të rënë në gjurmët e këtij të fundit.

Operacioni “blic”, është zhvilluar në banesën e Avni Veizit, vjehrri i të shumëkërkuarit nga drejtësia.

Banesa ndodhet në fshatin Stjar të Delvinës, ndërsa familjarët pretendojnë se kontrolli është bërë pa praninë e tyre dhe pa u lajmëruar.

Përveç shtëpisë së Veizit, policia ka kontrolluar edhe biznese të familjarëve të Klement Balilit, për të rënë në gjurmët e tij.

Kontrollet kanë ardhur pasi dyshohet se fshihej Klement Balili, i zhdukur prej disa muajsh që kur u shpall në kërkim nga policia, me kërkesë të organeve të drejtësisë greke.

Ndërkohë, vjehrri i tij ka paralajmëruar se do të depozitojë kallëzim penal për policinë. /k.k/noa.al/