Transmetuar më 12-02-2018, 16:15

Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Beratit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 14.45, në rrugën Antipatrea në vendin e quajtur Ura e Goricës, ndërsa në aksident janë përfshirë tre automjete.

Mësohet se mjeti me targa AA950AC është përplasur me mjetin tip Wolksvagen me targa AA252LN dhe mjetin tip Benz me targa AA179DH.

Si pasojë drejtuesi i mjetit me targa AA950AC shtetasi E.M., 30 vjeç dhe pasagjerja shtetasia K.Ç., 25 vjeçe, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Beratit ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Pas njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./b.l/noa.al/