Transmetuar më 12-02-2018, 13:08

Jon Venables, sot 35-vjeç në vitin 1993, kur ai ishte vetëm 10 vjeç, vrau në Angli, së bashku me mikun e tij Robert Thompson, një fëmijë vetëm 3 vjeç, James Bulger.

Kur kanë kaluar plot 25 vite nga ktrimi i tmerrshëm, Venables shprehet se në ato momente që ka rrëmbyer dhe vrarë vogëlushin ishte i “pushtuar nga djalli”.

Vrasja e James Bulger ishte një rast që tronditi Anglinë në vitin 1993: ai ishte vetëm tre vjeç, kur u rrëmbye dhe u vra nga dy djem 10 vjeçar, Jon Venables dhe Robert Thompson.

Fëmija u zhduk nga qendra tregtare New Strand në Bootle, ku ai ishte me nënën e tij Denise, më 12 shkurt 1993; kufoma e tij e gjymtuar u gjet në një linjë hekurudhore në Walton më 14 shkurt.

Robert Thompson dhe Jon Venables u arrestuan më 22 shkurt dhe u vendosën në paraburgim. Më 24 nëntor 1993, dy djemtë, pastaj njëmbëdhjetë, u shpallën fajtorë nga Gjykata e Lartë e Preston.

Hetimet treguan se dy vrasësit e fëmijës që 12 shkurt e kishin rrëmbyer, pasi e kishin rrahur dhe vrarë barbarisht në stacionin e një treni, duke e goditur në kokë me gurë, më pas e kishin lënë atë aty me shpresën se një tren do ta godiste dhe vdekja e tij do të duket aksidentale./b.l/noa.al/