Transmetuar më 12-02-2018, 12:02

Pas informacioneve paraprake policia e Vlorës del me deklaratë lidhur me automjetin me targa italiane të gjetur brenda në det dhe jo shumë larg tij edhe një gomone me drogë.

Bëhet me dije se makina me targa BG 643 GX është gjetur në lagjen “1 Maji”, në zonën e quajtur plazhi i vjetër.

Shërbimet e Policisë Vlorë, ato të Kufirit dhe Delta Forcë në vijim të kontrollit të vijës bregdetare të nisur mbrëmjen e djeshme nga toka dhe deti mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një tentativë për trafik të lëndëve narkotike, kanë gjetur herët në mëngjes, të zhytur rreth 20 metra brenda në det një mjet tip “Jeep”, me targa të huaja.

Gjithashtu po në vijim të kontrollit për gjetjen e mjetit lundrues, në afërsi të vendit të quajtur “Petroliferë” nga ana e policore është gjetur një mjet lundrues tip gomone me gjatësi rreth 5 metra dhe me një sasi lënde narkotike në brendësi.

Grupi hetimor i ndodhur në vendngjarje po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identifikimin e kapjen e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Për arsye hetimore nuk jepen më tepër të dhëna. Dyshohet se makina ka ngecur në rërë, pasi ka tërhequr gomonen në det.

Gjithsesi për të zbuluar më shumë lidhur me të dyja rastet dhe për lidhjen që mund të ketë mes tyre, policia po vijon hetimet. /a.y/noa.al

Gomonia me drogë në Vlorë, 3 të shoqëruar në polici Pas makinës së zhytur në det, gjendet dhe një gomone me kanabis në Vlorë

Vlorë, gjendet një makinë me targa italiane e zhytur në det