Transmetuar më 12-02-2018, 11:16

Nxirret në breg gomonia e gjetur në det në Vlorë, e ngarkuar me lëndë narkotike. Nga të dhënat paraprake dyshohet se në gomone janë gjetur rreth 500 kilogramë kanabis sativa.

Dyshohet se gomonia ishte ngarkuar mbi normë, çka ka rrezikuar edhe trafikantët që të mbyteshin, duke e braktisur.

Nga ana e policisë janë shoqëruar tre persona si të dyshuar, që mund të kenë dijeni mbi tentativën e trafikut. Gomonia me drogë u gjet pranë zonës së Petroliferës.

Sakaq më herët mëngjesin e sotëm u gjet një makinë me targa italiane e zhytur në det, brenda së cilës u gjetën edhe dokumentet e një shqiptari, çka mund të ndihmojë për të zbuluar më shumë.

Makina tip fuoristradë me targa BG 643 GX u gjet pranë zonës së plazhit të vjetër në Vlorë.

Sakaq rreth 1 kilometër larg vendit ku u gjet fuoristrada, u gjet edhe një gomone e mbushur me kanabis sativa.

Dyshohet se makina ka ngecur në rërë, pasi ka tërhequr gomonen në det. Gjithsesi për të zbuluar më shumë lidhur me të dyja rastet dhe për lidhjen që mund të ketë mes tyre, policia po vijon hetimet. /a.y/noa.al

Pas makinës së zhytur në det, gjendet dhe një gomone me kanabis në Vlorë

Vlorë, gjendet një makinë me targa italiane e zhytur në det