Transmetuar më 12-02-2018, 11:03

Është provuar në mënyrë mjekësorë se mjalti ka shumë benefite në shëndetin e njeriut dhe mund të shërojë disa sëmundje të ndryshme. Mjalti, edhe pse është i ëmbël, nëse merret në masën e duhur mund të shërbejë si ilaç edhe për diabetikët.

Por kombinimi i mjaltit dhe kanellës është provuar të jetë shumë efektiv veçanërisht për sasinë e lartë të kolesterolit në gjak si dhe në lehtësimin e disa viruseve.

Aq sa duket e pabesueshme, thuhet se ky kombinim mund të shërojë pothuajse të gjitha sëmundjet. Më poshtë ju sjellim disa nga përfitimet dhe dobitë e përzierjes së mjaltit dhe kanellës së bashku.

Ata që vuajnë nga kistet- Dy lugë gjelle kanellë të përziera me një lugë kafeje mjaltë në një gotë me ujë të vakët, shkatërrojnë mikrobet e fshikëzës së urinës.

Ftohje- Një lugë gjelle mjaltë dhe ¼ e lugës me kanellë, çdo ditë për tri ditë.

Çrregullime të stomakut- Kur keni dhimbje barku merrni një lugë gjelle mjaltë me kanellë pluhur për t’u qetësuar.

Puçrra- Tre lugë gjelle me mjaltë dhe një lugë kafeje me kanellë pluhur. Pasi t’i përzieni mirë aplikojini në fytyrë në pjesët që shfaqet më shumë ky problem. Bëheni para se të flini dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët mëngjesin tjetër. Aplikoheni vazhdimisht për dy javë.

Kanceri- Në studimet e fundit të bëra në Japoni dhe Australi është zbuluar se kanceri në stad të lartë të zhvillimit të tij në stomak është shëruar me sukses. Pacientët që vuajnë nga këto kancere të tilla duhet të marrin për çdo ditë (mëngjes, drekë dhe në mbrëmje) tre lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji pluhur kanelle në kohëzgjatje prej 30 ditësh.