Transmetuar më 12-02-2018, 08:10

Kryeministri Edi Rama e nis mëngjesin e kësaj të hëne, duke promovuar investimet në qytetin e Fierit.

Duke publikuar një video në Facebook, ai shkruan se u zbatua një ndër projektet e Rilindjes Urbane.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje mbresëlënëse të Fierit mbrëmë, në një zonë pranë qendrës së qytetit ku kishte vetëm plehra, ferra e ngrehina pa leje dhe u zbatua një ndër projektet e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Më poshtë gjeni dhe videon e publikuar nga kreu i qeverisë. /a.y/noa.al