Transmetuar më 11-02-2018, 20:43

Shqiptari Ermal Meta dhe italiani Fabrizio Moro janë fituesit e Festivalit të Sanremos për vitin 2018.

Dyshja rrëmbeu çmimin e parë me këngën "Non mi avete fatto niente".

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe moderatorja e njohur Alketa Vejsiu duke e cilësuar arritje faktin që një shqiptar triumfon në një eveniment kaq të madh.

Postimi i Alketa Vejsiut:

“Shqipëria e vogël e talenteve dhe ëndërruesve të mëdhenj triumfon në San Remo. Sa shumë breza kanë dëgjuar në fshehtësi në kohën e dikataturës zërat që edhe në ditët e sotme janë kolona zanore në jetës dhe dashurisë. Dhe kush do e kishte menduar ndonjëherë që një ditë një shqiptar do të mund ta fitonte? Triumf i supermerituar që na gëzon të gjithëve. Një tjetër histori dashurie ndërmjet dy vendeve.”-/a.k/noa.al/