Transmetuar më 11-02-2018, 19:58

Të etiketuar shpesh si “posta e shpejtë”, pëllumbat janë shpendët që njihen ndryshe si “dealer” nga shumë vite.

E megjithëse mund të mos ketë ndonjë lidhje me këtë, një qytetar nga Elbasani ka kapur një pëllumb me një unazë të çuditshme në këmbë.

Ai është një pëllumb i zi, jo nga të bardhët që zakonisht njihen si të “butë” dhe mbahen në kafaz, por megjithatë mban një unazë me numrin “1”.

Qytetari ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Kam gjetur një pëllumb me një unazë, por nuk ia di domethënien. Kam disa ditë që e kam kapur këtu në një fshat të Elbasanit. Pëllumbi gjithashtu ka një gisht të prerë. Nëse ka ndonjë që interesohet për të le më kontaktojë nëpërmjet jush.”