Transmetuar më 11-02-2018, 17:12

Profesori dhe akademiku i njohur Artan Fuga komention reagimet pasi shqiptari Ermal Meta fitoi vendin e parë në festivalin e Sanremos.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Fuga ngre shqetësimin se triumfi i këngëtarit shqiptar në festivalin e famshëm italian po kthehet si vlerë kundër Shqipërisë.

“Ore edhe për këtë çunin që fitoi në San Remo, do ta politizojmë dhe duke mos e lënë rehat, do ta kthehjmë si vlerë kundër Shqipërisë. Se paska pasur babë të dhunshëm,”-shkruan Fuga.

Postimi i plotë i Artan Fugës:

San Remo dhe dhunë shqiptare

Ore edhe për këtë çunin që fitoi në San Remo, do ta politizojmë dhe duke mos e lënë rehat, do ta kthehjmë si vlerë kundër Shqipërisë.

Se paska pasur pas babë të dhunshëm;

O Zot, përsëri e përsëri do të nënkuptohet se në origjinë ka dhunë atërore si gjenetikë shqiptare, dhe ka krijimtarinë si forcë italiane?

Po edhe kur është koha për t’i thënë shëndet vetes, i them plaç.

Po çfarë hyn baba i dhunshëm këtu? Lëre për ndonjëherë tjetër.

Se edhe kur të hipi në Eurovizion prezantuesit do t’i thonë botës mbarë ja ky që ka lindur nga egësirat shqiptare, nga bishat, dhe Europa e bëri njeri!

Që na plaçin sytë na plaçin./a.k/noa.al/