Transmetuar më 11-02-2018, 16:03

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mëngjesit të ditës së sotme, ku një 13-vjeçar qëlloi me armë zjarri një 12-vjeçar, ndërsa ky i fundit mbeti i plagosur në gjendje të rëndë.

I mituri 12-vjeçar ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të rënda.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës.

Mediat vendase shkruajnë se vrasja ka qenë aksidentale, ndërsa 2 të miturit kanë lidhje familjare ndërmjet tyre./a.k/noa.al/