Transmetuar më 11-02-2018, 09:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një vogëlushe vetëm dy vjeçe e gjitha për shkak të një pakujdesia nga babi i saj. Vajza e vogël vdiq pasi u largua nga shtëpia kohë kur babai i saj ra për të fjetur gjumë. Ajo u gjet e ngrirë nga i ftohti në oborrin e banesës.

Nëna e Wynter Parker bëri një thirrje të dëshpëruar në policinë e Ohajos të premten pasdite, duke u thënë atyre se fëmija e saj ishte gjetur i ngrirë në verandë. Ajo vdiq pak kohë pasi mjekët e morën atë dhe e transportuan me ambulancë në Akron Children’s Hospital.

Nëna e kishte lënë fëmijën në kujdesin e babait të saj për të kryer disa detyra me djalin e katërvjeçar, por babai kishte punuar gjatë turnit të natës dhe kishte rënë në gjumë.

Asnjë akuzë nuk është ngritur pasi hetimet për vdekjen e vogëlushes janë ende në vijim. Së shpejti priten edhe rezultatet e një autopsie.

Ndërkohë Spitali i Fëmijëve Akron ka dhënë disa këshilla për sigurinë e dimrit për prindërit me fëmijë të vegjël. Ai ka paralajmëruar se ngrirja mund të fillojë në lëkurën e ekspozuar në 30 minuta kur temperatura është zero gradë, me vendosjen e hipotermisë në të njëjtën kohë.

"Kjo është një nga gjërat që prindërit nuk e kuptojnë fare", tha një zëdhënëse. "Kjo ndodh shumë më shpejt për të vegjlit tanë".

Prindërit duhet të sigurohen që fëmijët të veshin rroba të trasha kur të dalin jashtë në të ftohtë dhe të monitorojnë se sa kohë po qëndrojnë jashtë. Temperaturat në qytet, afër kufirit kanadez, të premten regjistruan me minus, ndërsa raportohet se vajza kishte dalë jashtë pa kapelë, pallto apo doreza./b.l/noa.al/