Transmetuar më 09-02-2018, 22:08

Jo pa të drejtë është cilësuar si një video e cila ka shokuar të gjithë popullin amerikan, dhe jo vetëm.

Në Florida të Shteteve të Bashkuara, policia arrestoi dhe i vuri prangat një djali vetëm 7 vjeç, duke sjellë më pas reagime të ashpra.

Djali i vogël u ndalua pasi ishte zënë me mësuesen në klasë, çka mjaftoi për policinë që ti vendoste prangat.

Por, në SHBA ndalohet me ligj që minorenëve t’u vendosen prangat.

Nuk dihet ende nëse dikush nga autoritetet ka mbajtur përgjegjësi për veprimin ndaj 7-vjeçarit. /k.k/noa.al/