Transmetuar më 09-02-2018, 17:20

Pjepri është frut që rritet në verë, plot shije, lëng dhe aromë, por edhe me veti kuruese që nuk i keni ditur më parë. Pjepri është i pasur me ujë, sheqer natyral, ka pak kalori dhe shumë vitamina dhe minerale që janë të shëndetshme për organizmin e çdo moshe.

Vitaminat që më së tepërmi përmban ky frut janë vitamina A, vitamina PP, Vitamina C dhe më pak vitamina B1 dhe B2. Pjepri është burim i fosforit, kaliumit, sodiumit, kalciumit, por gjithashtu është i pasur me fibra, priteina dh yndyra të gjitha të shëndetshme pasi janë natyrale dhe jo të shtuara.

Më poshtë keni të renditura disa nga vlerat e këtij fruti që rritet në masë edhe në vendin tonë”

Rrit sistemin imunitar- Pjepri është i pasur me betakaroten, phytochemicals dhe vitaminë C. Vitamina C vepron si një linjë e rëndësishme e mbrojtjes për një sistem të shëndoshë imunitar. Përveç kësaj, vitamina C stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që kërkojnë dhe shkatërrojnë bakteret e dëmshme, viruset dhe toksina të tjera të organeve të huaja në gjakun tonë.

Lufton diabetin- Disa studime kanë treguar se konsumi i pjeprit është i lidhur për të përmirësuar metabolizmin e insulinës, që do të thotë një luhatje më të qëndrueshme të sheqerit në gjak. Gjithashtu pjepri është në gjendje të reduktojë stresin oksidativ mbi veshkat, duke ndihmuar për të parandaluar një numër të sëmundjeve që lidhen me veshkat.

Lufton kancerin- Ky frut është i pasur me përbërës ushqyes, ku gjendet betakaroten që është një antioksidant i fuqishëm. Pjepri është një mjet i fuqishëm për parandalimin e kancerit dhe eliminimin e radikaleve të lira. Konsumi i pjeprit parandalon kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Ndihmon në tretjen e ushqimit- Pjepri përmban, edhe pse në sasi të vogla fibër dietike, një komponent thelbësor që ndihmon në tretjen e ushqimit.