Transmetuar më 09-02-2018, 12:50

Ata kryen marrëdhënie seksuale në klasë, në hotel, në apartamentin e saj dhe madje në shtëpinë e prindërve të të riut. 

Kjo akuzë shumë serioze çoi para një gjykate në Londër për tu njohur me dënimin me 16 muaj burg, Alice McBrearty, 23 vjeçe, një mësuese nga Wanstead , për abuzim seksual me një nxënës 15 vjeçar. 

Në të vërtetë, marrëdhënia e tyre nuk ishte sekrete, pasi pas hetimeve në më shumë se një rast Alice është parë duke e puthur të miturin në publik. Denoncimi i kësaj historie tek autoritetet u bë nga babai i djalit, i cili zbuloi gjithçka nga profili në Facebook dhe e kuptoi se çfarë po ndodhte.

E gjitha filloi me sa duket me një "dhuratë për ditëlindje", ku më pas mësuesja ka vazhduar me marrëdhënien seksuale me 15 vjeçarin edhe gjatë muajve në vijim, siç konfirmohet nga vetë ajo.

Marrëdhënia e tyre filloi në janar të vitit të kaluar dhe vazhdoi deri në maj. Sipas gjyqtarëve “Alice e bëri atë të ndjehet i veçantë, e mori atë për drekë. Shkurt, ajo e bëri atë të bjerë në dashuri”. 

Në aktvendim Gjyqtari i Gjykatës së Snaresbrook bëri një padi të ashpër kundër Alice McBrearty: “Ne i besojmë fëmijët tanë në shkolla. Ju e bindët se ishte një histori e madhe dashurie, por kjo nuk ishte e vërtetë. Ai është në epokën kur është në mëshirën e hormoneve. 

Ju tradhtuat atë besim, duke kryer marrëdhënie seksuale me të në një hotel, në shtëpi, në makinë, madje edhe në shkollë. Duhet t’i mbani ata të sigurt dhe t’i ndihmoni që të marrin vendimet e duhura, por ju e ndihmuat të bëjë gjëra të gabuara”./b.l/noa.al/