Transmetuar më 08-02-2018, 21:41

Mustafa Nano do të nisë një emision të ri nga 13 shkurti.

Emisioni me emrin “Provokacija” do të transmetohet në ABC News çdo të martë.

“Më 13 Shkurt merr udhë një aventurë e imja televizive.

Provokacija, ky do të jetë titulli.

Unë ju pres në këtë studio të martën e ardhshme dhe çdo të martë të mëpastajme në orën 20:00 në televizionin ABC News”, shprehet Nano.